Shënohet dita e infrastrukturës hekurudhore Infrakos
Prishtinë, 20 nëntor Dita e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS , është shënuar të enjten, me rast Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti kanë udhëtuar me tren duke shikuar filmin Hyjnesha në Fron.
Organizimin e kësaj ceremonie Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës e ka bërë me partneritet me Fest film Kosova të edicionit të shtatë, si dhe me operatorin Trainkos i cili ka filluar prej 17.11.2014 deri në përmbylljen e saj me datë 21.11.2014.
Po ashtu në këtë eveniment Kryeshefi Ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës Agron Thaçi bëri një prezantim i cili paraqiti të arriturat e hekurudhave të Kosovës në përgjithësi si dhe të INFRAKOS-it në veçanti pas procesit te ndarjes së Hekurudhave të Kosovës.
Ndër Thaçi paraqiti planet e se ardhmes për zhvillimin e mëtejmë të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës, për periudhën afatmesme shtate vjeçare 2014-2020, si dhe vizionin për të ardhmen e hekurudhave pas vitit 2020. Thaçi tregoi rëndësinë e zhvillimit të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies se qytetareve.
Lidhur me këtë konferencë në një fjalë rasti pati edhe ambasadori i Britanisë së Madhe Ian Clif i cili propozoi qe të bëhet një balancim i investimeve në infrastrukturë. Ai ndër të tjera mbështeti planet e Infrakos-it për zhvillimin e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës.