24 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Botërore e Postës

Prishtinë, 9 tetor - Me rastin e Ditës Botërore të Postës fëmijë nga Prishtina kanë vizituar të mërkurën  ndërmarrjen publike Posta e Kosovës Sh.A. ku janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe menaxherë tjerë.

Vogëlushë nga Kopshti i Fëmijëve “Kids Academy” dhe nxënës të  Shkollës Fillore “Zenit”  janë njoftuar  nga punonjës të Postës me procesin e dërgimit të letrave, kartolinave, vendosjes së pullës postare, adresës, etj.

Atyre u është mundësuar të dërgojnë letra falas në adresë të prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Dita Botërore e Postës shënohet për çdo vit, më 9 tetor, në të gjitha shtetet e botës. Në këtë mënyrë kompani publike postare shënojnë ditën e themelimit të Unionit Postar Universal (UPU) që përbëhet nga 192 shtete anëtare.

Posta e Kosovës Sh.A. synon të anëtarësohet  në këtë organizatë ndërkombëtare sa më shpejt që është e mundur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)