Shënohet Dita Botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor
Prishtinë, 15 nëntor - E diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Boterore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.
Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
Në Kosovë kjo ditë do të shënohet për të kujtuar 106 jetërat e humbura ne periudhen Janar - Tetor 2015, por edhe për të protestuar dhe thirrur për siguri më të madhe në rrugë.
Për të shënuar këtë ditë duke filluar nga ora 12 nga Sheshi \"Zahir Pajaziti\" deri te Teatri Kombëtar organizohet marshi protestues - ecje në këmbë.
Gjithashtu nga Newborn tek Pallati i Rinisë prej ora 13:00 organizohet marrsh protestues me biçikleta për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugor por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Ngjarja e fundit qe do të organizohet në shënje të kesaj dite eshte ndezja e 112 qirinjve në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në Kosovënë aksidentet rrugore në periudhën janar-tetor 2015.