25 Dhjetor 2024

Shëngjini, së shpejti me port të ri

Shëngjin, 11 shkurt - I vendosur në bregun e detit Adriatik, si pjesë e Komunës së Shëngjinit, Porti me të njëjtin emër konsiderohet si një ndër pikat më strategjike të veriut shqiptar.

Nisur edhe nga pozita e tij gjeografike, i kufizuar jo shumë larg me plazhin e Velipojës dhe fare pranë atij të Ulqinit, porti i Shëngjinit, shumë shpjet pritet të jetë një pikë referimi për zhvillimin e Lezhës, rajonit verior e më gjerë.

Vizitat e fundit të delegacionit kinez, kontaktet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe me Ministrinë e Transporteve të Kosovës, kanë krijuar klimë pozitive për të ardhmen e këtij porti.

Gjatë një interviste për ATSH-në, drejtori i këtij porti, Gjovalin Tusha, bëri të ditur projektin më të afërt për ndërtimin e portit të ri, vetëm pak metra këtij ekzistues, funksionimi i të cilit të do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për transportin e mallrave me kapacitete të larta, por edhe për pasagjerë, me linja komode dhe bashkëkohore, kryesisht me shtetin italian.

“Në investimet për vitin 2014 është parashikuar thellimi i basenit. Në fazën e parë, investim kap vlerën e 500 mijë dollarëve, akorduar nga Ministria e Transportit të Shqipërisë.”, tha Tusha.

Ai bëri të ditur se brenda një kohe shumë të shkurtër do fillojë puna për thellimin e basenit, një element shumë i rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve përpunuese të portit, duke bërë të mundur hyrjen e anijeve të tonazhit deri në 8 mijë ton.

“Aktualisht, në Portin e Shëngjinit përpunohen anije, me kapacitet deri në 3 mijë ton. Besojmë se brenda tre muajve do bëjmë të mundur edhe futjen në punë të kalatës se re 106 ml, një investim i realizuar nga fondet e Bashkimit Evropian, në vlerën e 4 milion Eurove.”, vijoi Tusha.

Drejtori i Portit të Lezhës bëri të ditur gjithashtu se po punohet intensivisht që në Portin e Shëngjinit të rikthehen sërish udhëtimet e pasagjerëve vendas dhe të huaj, me linjat italiane.

“Jemi në kontakte me kompani serioze italiane për rifillimin e linjës së trageteve të pasagjerëve, me destinacion nga Bari(Itali), në Shëngjin dhe kthim sërishmi në Bari, ndërkohë që më vonë do tentojmë edhe futjen e linjës Ankona- Shëngjin- Ankona, e cila do t’i shërbejë gjithë veriut të Shqipërisë dhe Kosovës.”, tregon ai.

Në vijim, Tusha bëri të ditur se kanë marrë kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Trasporteve të Kosovës për të sensibilizuar bizneset kosovare që të operojnë me portin e Shëngjinit, duke shfrytëzuar rrugën e Kombit dhe afërsinë me portin e Shëngjinit, ndërsa kjo e fundit ndodhet vetëm 15 kilometra larg kësaj rruge.

E ardhmja e Portit të Shëngjinit, i cili shumë shpejt pritet të ndërtohet i ri, vetëm një kilometër larg atij aktual, do jetë edhe për turizëm e peshkim. Me një kapacitet 60 milion ton në vit, porti i ri i Shëngjinit do bëjë të mundur përpunimin e anijeve, me kapacitet deri në 500 mijë ton.

Sipas projektit në fjalë, ky port do jetë i dyti në Mesdhe për nga madhësia dhe do bëjë të mundur përpunimin e të gjitha mallrave. “Projekti “Europort Shëngjin” është përzgjedhur mes 100 projekteve më të mira në botë, ndërsa me fillimin e funksionit të plotë të tij, porti i ri i Shëngjinit do të sjellin në arkën e shtetit të paktën 200.000 milion dollarë në vit.”, tha drejtori i këtij portit, Gjovalin Tusha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)