Shembje masive e dheut në Autostradën e Kombit
Kukës, 26 mars - Sipas njoftimit të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar mbrëmjen e djeshme, ka ndodhur një shembje masive në Km 7 në drejtimin Kukës Tuneli, që ka bllokuar tre korsitë e Autostradës së Kombit. Mbrëmjen e djeshme trafiku është devijuar nga aksi i vjetër.
Operatorët dhe strutkurat e drejtorisë së Rajonit verior të ARRSH-së janë angazhuar dhe po punojnë për largimin e dherave nga rruga si dhe kanë monitoruar përgjatë gjithë natës nga afer situaten. Gjithashtu shkarja e ndodhur ne aksin Krumë Qafë Prush ka agravuar me tej.
ARRSH po ndjek nga afër situatën e shkaktuar nga rrëshqitja e masivit shkëmbor. ARRSH njofton për mëngjesin e sotëm se në këtë aks qarkullohet vetëm me një korsi të rrugës, ajo e drejtimit nga Kukësi drejt Tunelit dhe kalimi i mjeteve po behet me alternime në këtë korsi.
Qarkullimi po vazhdon pa nderprerje per te gjitha mjetet .
Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ju kërkojmë të jenë të kujdeshëm në respektimin e udhëzimeve dhe sinjalistikës deri në përfundimin e punimeve dhe sigurimin e plotë të aksit për qarkullimin normal.