Shembet rruga në lagjen Arbëria të kryeqytetit
Prishtinë, 30 shtator - Rruga e re, ende e painaguruar, po ashtu në lagjen e re Arbëria (ish-Dragodan) në kryeqytet, ku është vendosur edhe një pjesë e administratës komunale, ka demonstruar cilësinë menjëherë pas një shiu më serioz, që na gëzoi në këto ditë vjeshte. Ajo është shembur, shkruan Koha Ditore.
Ekspertët edhe më heret kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme, pa e studiuar më mirë fizibilitetin e saj.
Fatbardhësisht është shembur vetëm rruga dhe nuk ka njoftime për ndonjë lëvizje muresh të shumëkatësheve, që tashmë e kanë mbuluar këtë shpat përballë stacionit hekurudhor.