SHBA, treni del nga shinat, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur
Zyrtarë të hekurudhës dhe të zjarrfikësve thanë fillimisht se nuk ka viktima, por 50 persona kanë mbetur të plagosur, pasi 8 vagonë të trenit, me rreth 240 pasagjerë, dolën nga shinat. Ndërkohë, më vonë u konfirmuan 5 persona të vdekur.
Treni ishte nisur nga Uashington, DC, për në Nju Jork. Sipas dëshmitarëve treni po futej në një kthesë kur është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe gjithçka më pas është ndalur, ndërsa pasagjerët nisën të tmerruar të kërkojnë për daljen.
Ndërkohë, si pasagjerë në tren, ishte edhe ish-kongresmeni amerikan, Patrick Murphy, i cili nuk ka pësuar lëndime, por është shprehur se është munduar të ndihmojë të plagosurit. Lutuni për personat e plagosur, tha ai.
Në pamjet e transmetuara nga mediat amerikane, me dhjetëra punëtorë të emergjencës përpiqeshin t\'i vinin në ndihmë personave në nevojë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se është duke mbledhur informacione për zbardhjen e shkaqeve të daljes së trenit nga shinat, të cilat deri tani janë të paqarta, por zyrtarët thanë se nuk bëhet fjalë për një akt terrorist.