25 Dhjetor 2024

ShBA, themelohet kompania më e madhe e aviacionit në botë

Washington, 10 dhjetor - Pas marrëveshjeve për bashkimin e dy kompanive të aviacionit, \"US Airways Group\" dhe \"American Airlines\", të hënën u krijua zyrtarisht kompania më e madhe e aviacionit në botë \"US Airways group company\".

Sipas medieve amerikane, në praninë e administratorëve, shefave dhe punonjësve, si dhe të drejtorit ekzekutiv të kompanisë së re Doug Parker, ra në mënyrë simbolike zilja për hapjen e bursës së NASDAK-ut, në selinë e kompanisë në Teksas.

Parker tha se synimi i kompanisë është rivendosja e statusit të saj si kompania me e madhe e aviacionit në botë. Po këtë ditë, u rrit vlera e aksioneve të kompanisë.

Nga fillimi i vitit 2014 pritet të nisin proceset e integrimit të të dy kompanive, si dhe shitja e biletave, krijimi i klubeve të pasagjerëve etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)