04 Janar 2025

SHBA shton masat e sigurisë në aeroporte

Washington, 10 nëntor - Washingtoni po e përqendron vemendjen përsëri tek siguria e aviacionit, ndërkohë që provat gjithmonë e më tepër flasin për mundësinë e rrëzimit nga një bombë të avionit rus me pasagjerë mbi Gadishullin Sinai të Egjiptit.

Nga rrëzimi i avionit gjetën vdekjen të  224 personat në bord.

Megjithëse tragjedia mbetet  ende mister, një e dhënë që doli nga regjistrimi zanor në kabinën e pilotit, mund të çojë në përfundimin se rrëzimi është shkaktuar nga një bombë.​

“U dëgjua një zhurmë në sekondën e fundit të regjistrimit”, - tha hetuesi egjiptian.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, në mediat sociale përsëritet një mesazh:​

“Me ndihmën e Zotit, luftëtarët e Kalifatit rrëzuan avionin rus mbi Sinai,”- thotë mesazhi.

Ligjvënësit amerikanë nxjerrin përfundimet e tyre. Ligjvënësi republikan Peter King:

“Jam thuajse gati të them se avioni është rrëzuar nga ISIS.”

Kreu i demokratëve në Komisionin e Zbulimit të Kongresit, kongresmeni Adam Schiff:

“ISIS e ka eklipsuar tani plotësisht Al Kaidën si kërcënimi më i madh terrorist.”

Zoti Adam Schiff thotë se Shteti Islamik duket se ka zbuluar një pikë të dobët në aviacionin ndërkombëtar.

“ISIS mund të ketë arritur në përfundimin se mënyra më e mirë për të sabotuar mbrojtjen në aeroporte, është t’i afrohesh atyre me ndihmën e dikujt nga brenda. Në rajon e më tej ka të paktën 12 aeroporte në këtë situatë.”

Ligjvënësi Schiff thotë se avionët europianë dhe amerikanë për fluturime ndërkombëtare mund të ndodhen para një rreziku të veçantë.

Ditët e fundit, kontrollet e sigurisë në aeroportet kryesore amerikane janë shtuar së tepërmi.

Ndërkohë, Rusia dhe Britania i kanë pezulluar fluturimet për në Egjipt, ndërsa vazhdojnë hetimet për shkakun e tragjedisë së avionit rus Metrojet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)