23 Dhjetor 2024

SHBA, shkurtimet buxhetore shkak për vonesa në aeoroporte

New York, 27 prill - Kongresi amerikan miratoi një ligj për të pakësuar shkurtimet mes kontrollorëve të trafikut ajror, që kanë shkaktuar mijëra vonesa  në udhëtimet me avionë ditët e fundit.
 
Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë votash sot për ligjin që i jep më shumë fleksibilitet që të mund të shmangë shkurtimin e ditëve të punës për rreth 15 mijë kontrollorë të trafikut.

Senati miratoi dje në mbrëmje një projekt-ligj që do t\'i jepte Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta diskutojë këtë projektligj sot. Shkurtimet ishin pjesë e shkurtimeve buxhetore automatike që prek pothuaj çdo agjenci të qeverisë federale.

Vonesat e fluturimeve po ndikojnë tek udhëtimet ajrore në aeroportet amerikane ndërkohë që zyrtarët federalë të aviacionit kanë shkurtuar orarin e punës për rreth 15 mijë kontrollorë të trafikut ajror. Kjo është pjesë e shkurtimeve buxhetore automatike që prek pothuaj çdo agjenci të qeverisë federale.

Në disa nga aeroportet më të ngarkuara të Amerikës, vonesat dhe anulimet e fluturimeve janë në rritje. Udhëtarët janë të shqetësuar.

“Pasi hymë në avion në aeroportin e Los Anxhelosit qëndruam në pistë rreth një orë. Pastaj na thanë se fluturimi ishte anuluar”.

“Fluturimi im u vonua katër orë”.

Vonesat janë duke u bërë më të zakonshme pas hyrjes në fuqi të shkurtimeve buxhetore që çuan në pakësimin e personelit në kullat e kontrollit të aeroporteve.

Ligjvënësit nga të dyja partitë politike po fajësojnë njëri-tjetrin për shkurtimet.

Michael Huerta kryeson Administratën Federale të Aviacionit. Ai i tha një komisioni të Kongresit se agjencia e tij është e detyruar të shkurtojë personelin në kullat e aeroporteve për të kursyer 220 milionë dollarë.

“Këto masa janë të nevojshme për të zbatuar ligjin për shkurtimet buxhetore”.

Me shkurtimin e personelit do të shkurtohet edhe numri i fluturimeve. Zyrtarët e transportit thonë se 6 mijë e 700 fluturime në ditë mund të përballen me vonesa.

“Është njësojë si me pikat e pagimit të tatimit në autostrada. Nëse janë 10 pika pagese por janë të hapura vetëm 8 prej tyre, atëherë do të ketë vonesa”.

Sekretari i Transportit Ray LaHood thotë se është një situatë e rëndë, por udhëtarët do të jenë të sigurtë.

“Siguria nuk do të rrezikohet. Siguria nuk është e përfshirë në vendimet që kemi marrë”.

Shkurtimet buxhetore nuk kanë prekur vetëm aeroportet më të vogla. Edhe ato më të ngarkuarat si aeroporti Ndërkombëtar i Baltimores po ndikohen nga shkurtimet buxhetore.

Linda Green, e cila drejton punën e aeroportit për partneritet me bizneset, thotë se aktiviteti ekonomike pranë aeroportit ka filluar të ngadalësohet.

“Aeroporti është i rrethuar nga 35 hotele të cilat mbështeten tek trafiku që vjen nga ky aeroport. Prandaj, ngadalësimi i punës këtu do të ketë ndikim edhe te bizneset përreth aeroportit”.

Në Florida, shtet i cili mbështetet kryesisht tek turizmi, ndikimi mbi udhëtimet ajrore mund t’i  kushtojë shtetit 19 milionë dollarë në vit. Rick Scott është guvernator i Floridës.

“Vonesat do të kenë ndikim në interesimin e njerëzve për të vizituar shtetin tonë. Ato do të kenë ndikim negativ për biznesin prandaj kjo është një masë absolutisht e gabuar”.

Analistët thonë se udhëtarët mund të paguajnë më shumë për fluturimet gjatë sezonit të ardhshëm të pushimeve. Rick Seaney është analist i udhëtimeve ajrore.

“Kompanitë ajrore mund detyrohen të pakësojnë numrin e vendeve. Kjo do të shkaktojë rritjen e çmimit të biletave sepse kërkesat do të vazhdojnë të jenë larta”.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të udhëtarëve të zemëruar, disa ligjvënës po bëjnë thirrje për miratimin e një ligji për kthimin në punë të më shumë kontrollorëve të trafikut ajror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)