SHBA sanksionon 117 avionë iranianë
Washington, 21 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë deklaruar se kanë sanksionuar 117 avionë iranianë.
Sipas Associated Press, departamenti i Thesarit amerikan ka deklaruar se këta avionë u përkasin kompanive ajrore Iran Air, Mahan Air dhe Yas Air.
Preteksti i Amerikës për sanksonimin e këtyre avionëve është dërgimi i armatimeve për shtetin sirian.
Këto kompani ajrore aktualisht janë nën presionin e sanksioneve të padrejta amerikane dhe sipas këtyre sanksioneve kompanitë amerikane nuk kanë të drejtë tregtie me kompanitë iraniane duke ua mbyllur të gjitha financat e tyre në Amerikë.
Sipas departamentit të thesarit amerikan, gjatë kësaj vere, qeveria iraniane ka dërguar armatime me fluturimet Mahan Air dhe Iran Air drejt Damaskut.