SHBA, rekomandohen kufizime më të rrepta alkoholi për shoferët
Washington, 16 maj - Këshilli i sigurisë së transportit në Shtetet e Bashkuara po rekomandon për uljen me gati 50 për qind të nivelit të lejueshëm të alkoholit në gjak për ngarjen e makinës në gjendje të dehur.
Ky këshill rekomandoi dje që përqendrimi i alkoolit në gjak, të reduktohet nga 0,08 për qind në 0,05 për qind, për të pakësuar dëmet nga ngarja e makinës.
Zyrtarët thonë se ngarja në gjendje të dehur është përgjegjëse për 1/3 e të gjitha vdekjeve në autostradat amerikane ose gati 10.000 njerëz të vrarë dhe rreth 146.000 të plagosur çdo vit.
Këshilli i sigurisë së transportit udhëzon gjithashtu që shtetet të zgjerojnë përdorimin e pajisjeve në atuomjete për të parandaluar shoferë e dehur të ngasin makinën.
Këshilli i sigurisë së transportit u bën thirrje shteteve që të ndërmarrin hapa për të vënë në shenjestër shkelësit përsëritës të këtyre rregullave.
Ndërkohë, Instituti Amerikan i pijeve lëshoi një deklaratë që kundërshton uljen e kufirit të lejuar të alkoholit në gjak nga 0, 08 në 0,05 për qind.
Drejtoresha e Institurit të pijeve, Sarah Longwell, i cilësoi rekomandimet si qesharake.
Ajo tha sa kufizimi i konsumit të moderuar të alkoolit nga të rriturit e përgjegjshëm nuk bën asgjë për të ndaluar shoferë të tjerë gjithnjë të dehur për të ngarë makinën.