26 Dhjetor 2024

SHBA planifikon të rris sigurinë e fluturimeve

Washington, 3 korrik - Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ata planifikojnë që të rrisin sigurinë në disa aeroporte të Evropës dhe Lindjes së Mesme të cilat kanë fluturime direkte për në SHBA.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Jeh Johnson, ka thënë më 2 korrik se “gjatë ditëve në vijim” do të ndërmirren disa hapa të cilat nuk i ka specifikuar çfarë do të jenë dhe në cilat aeroporte sakt do të ndërmirren ato hapa të sigurisë.

Njoftimi është bërë në kohën kur janë rritur shqetësimet se organizatat terroriste janë duke zhvilluar mjete të reja shpërthyese të cilat mund të tejkalojnë sigurimin e aeroporteve, si p.sh. eksplozivët jo metalik të cilët po vendosen në mënyrë kirurgjike brenda trupit të njeriut.

Pas vlerësimit të kërcënimeve të sigurisë, Johnson ka thënë se ai e ka udhëzuar Administratën e Sigurisë së Transportit që “të implementojë masa të shtuara të sigurisë gjatë ditëve në vijim në disa aeroporte të huaja që kanë fluturime direkte për SHBA”.

Një zyrtar në Departamentin amerikan për Siguri Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë se fjala është  për aeroporte të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)