SHBA, ndeshja e dy trenave, lëndohen 60 vetë
Konektikat, 18 maj - Zyrtarët thonë se 60 vetë janë lënduar nga ndeshja e dy trenave të udhëtarëve në shtetin verilindor Konektikat.
Autoritetet thonë se nuk ka raporte për të vdekur në incidentin, i cili ndodhi dje, gjatë orëve kur në trena ka zakonisht më tepër udhëtarë.
Guvernatori i shtetit Konektikat, Dannel Malloy, tha se pesë vetë kanë lëndime serioze.
Operatori i trenave Amtrak ka shpallur se e ka pezulluar pakufishëm qarkullimin ndërmjet Nju Jorkut e Bostonit, për shkak të këtij incidenti.
Autoritetet thonë se nuk është e qartë nëse përplasja e dy trenave në qytetin Fairfield të shtetit Konektikat ishte pasojë e ndonjë gabimi teknik apo ishte vepër e qëllimshme.