SHBA lejon përdorimin e pajisjeve elektronike në avionë
Washington, 1 nëntor - Pasagjerët e linjave ajrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin pajisjet e tyre elektronike gjatë gati të gjithë udhëtimit, edhe pse thirrjet me celular mbeten të ndaluara.
Për dekada me rradhë, udhëtarët amerikanë të avionëve kanë qenë të detyruar të fiknin pajisjet e ndryshme elektronike, duke përfshirë telefonat celularë inteligjentë, tabletat kompjuterike dhe pajisje të tjera, kur dyert e avionëve mbylleshin për të nisur fluturimin.
Koha e implementimit të këtyre ndryshimeve është lënë të zgjidhet nga vetë kompanitë ajrore, por Administrata Federale e Aviacionit tha se shumica e kompanive ajrore do ta implementojnë këtë ndryshim deri nga fundi i vitit.
Pasagjerëve do tu lejohet ti përdorin pajisjet për të lexuar, luajtur lojra, parë filma dhe për të dëgjuar muzikë.
Megjithatë, atyre do tu ndalohet ende lidhja në internet, përdorimi i postës elektronike dhe shkarkimi nga interneti kur avionët janë duke fluturuar nën 3.000 metra lartësi.