SHBA kërkon nga Qeveria e Kosovës ta shtyj për 48 orë vendimin për targat
Prishtinë, 22 nëntor - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për vendosjen e gjobave për qytetarët serbë që ngasin vetura të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se kërkesa ia është bërë Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar SHBA-së dhe BE-së që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje për targat.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave për t'i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan.
Reagimi i diplomatit amerikan vjen vetëm pak orë para se Qeveria e Kosovës të nisë zbatimin e vendimit për gjobitjen e ngasësve të veturave që përdorin targat ilegale të lëshuara nga Serbi, KM, PR, GL etj.
Ndryshe dje në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësim e BE-së, dështuar të gjejnë një zgjidhje për targat. BE thotë se dialogu do të vazhdojë pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit.