25 Dhjetor 2024

ShBA-ja, gjobë 500 mijë dollarë

Washington, 26 shkurt - Departamentit amerikan i Transportit njoftoi të martën se ka gjobitur kompaninë koreanojugore "Asiana Airlines" me 500 000 dollarë për shkelje të ligjit federal, duke mos u ardhur në ndihmë familjarëve të udhëtarëve në aeroplanin që u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të San-Franciskos në korrikun e vjetshëm.

"Në rastin shumë të rrallë të një rrëzimi, kompanitë ajrore kanë përgjegjësinë për të siguruar mbështetjen e tyre të plotë për të ndihmuar udhëtarët dhe familjet e tyre, duke zbatuar të gjitha pikat e planeve të tyre të ndihmës për familjet," tha sekretari i Transportit i ShBA-së Antoni Foks.

Sipas Departamentit amerikan të Transportit, deri rreth një ditë pas rrëzimit, "Asiana" nuk bëri publik një numër telefoni për familjarët e udhëtarëve. Përveç kësaj, kontaktimi me familjarët e udhëtarëve u bë me vonesë.

Më 6 korrik 2013, një aeroplan i "Asiana Airlines", i nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Incheon" i Seulit për në Aeroportin Ndërkombëtar të San-Franciskos, u rrëzua gjatë uljes, duke shkaktuar tre të vdekur. Ndër 291 udhëtarët në bordin e këtij aeroplani, 141 ishin shtetas kinezë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)