SHBA heq ndalim fluturimin drejt Izraelit
Washington, 24 korrik - Autoriteti kombëtar amerikan i aviacionit e ka hequr ndalimin e fluturimit të agjencive amerikane drejt Izraelit, por ka paralajmëruar situatë të rrezikshme derisa po zhvillohen luftime në Rripin e Gazës.
Pas gjuajtjes së një rakete nga militantët e Hamasit nga Rripi i Gazës, duke e goditur një shtëpi afër aeroportit të Tel Avivit, agjencia amerikane e fluturimeve anulojë fluturimet drejt këtij aeroporti.
Direktiva kishte të bënte vetëm me fluturimet amerikane.
Disa agjenci të mëdha evropiane të flurutimit gjithashtu kanë pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit.