27 Dhjetor 2024

ShBA gjobitin kopaninë kineze ZTE me 1,2 miliardë dollarë

Washington, 9 mars - Gjiganti kinez i telekomunikacionit ZTE pranoi të derdhë vlerën prej 1,2 miliardë dollarësh për SHBA-në për eksportimin e mallrave drejt Iranit dhe Koresë së Veriut, në një shkelje flagrante të sanksioneve, njoftuan autoritetet amerikane.

”Në harkun kohor 2010-2016, grupi ka shitur disa qindra milionë dollarë pajisje të telekomunikacionit në të dy shtetet e vendosura në listën e zezë amerikane në përpjekje për t’i shpëtuar vigjilencës së autoriteteve”, njoftuan disa departamente si ai i Tregtisë, i Thesarit dhe i Drejtësisë.

Ky ndëshkim për eksportet ilegale kineze, me një vlerë monetare rekord, vjen në një moment kur administrata Trump po tregon forcën në marrëdhëniet me Pekinin, i akuzuar për praktika tregtare të pandershme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)