SHBA do të investojë 53 miliardë dollarë në rrjetin hekurudhor
Washington, 9 shkurt - Qeveria amerikane do të investojë në gjashtë vitet e ardhshme 53 miliardë dollarë në rrjetin hekurudhor për trena të shpejtësisë së lartë.
Paratë do të shpenzohen për ndërtimin e lidhjeve të reja si dhe në modernizimin e lidhjeve ekzistuese, tha zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.
Republikanët opozitarë e refuzojnë këtë projekt. Jo qeveria, po ekonomia private duhet ta marrë përsipër sipas tyre zgjerimin e sistemit hekurudhor.