SHBA anulon 2700 fluturime për shkak të stuhisë dimërore
Washington, 17 janar - Linjat ajrore anuluan mbi 2700 fluturime në Shtetet e Bashkuara të dielën ndërsa një stuhi dimërore filloi të përshkonte të dielën bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, sipas faqes së internetit FlightAware.com që regjistron të dhënat e fluturimeve.
Mbi 1500 fluturime u shtynë.
Agjencia American Airlines pati 600 fluturime të anuluara. Pothuajse 95% e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar i Karolinës së Veriut, u anuluan, sipas FlightAware.
American Airlines po u jep mundësi udhëtarëve të riprenotojnë fluturimet pa pagesë shtesë.
Një stuhi e madhe dimërore do të prekë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të dielën deri të hënën, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Guvernatori i Xhorxhas, Brian Kemp, shkruante të dielën në Twitter se njerëzit duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura nga stuhia. Guvernatorët e Xhorxhias, Virxhinias, Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut kishin shpallur gjendje emergjence për shkak të stuhisë.