06 Maj 2024

Serish pritje të gjata në pikëkalimin kufitar Merdare

Prishtine, 20 gusht - Departameniti i Policisë Kufitare, informon se edhe sot në pikëkalimin kufitar Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave në dalje për në Serbi.

Gjendja e tanishme (ora 12:00), pritjet janë duke u bërë me orë të tëra dhe në dalje të pikë kalimit kufitar në Merdare, nga Kosova për në Serbi kolonat janë të gjata diku nga 400-600 metra, me pritje që zgjasin me nga 3-4 orë, ndërsa në hyrje për në Republikën e Kosovës sipas informacioneve që posedon PK-ja nuk ka pritje të gjata.

Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe.

Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, për këtë arsye ne i sugjerojmë qytetarët nëse munden ti shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe ti shmangen pritjeve në Merdare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)