23 Dhjetor 2024

Serbia synon daljen në Shqipëri përmes Kosovës

Beograd, 11 nëntor - Ministri i Transportit i Serbisë Milutin Merkonjiç deklaron se Serbia planifikon ndërtimin e një autostrade nga Negotini përmes Zajeçarit, Nishit, Prishtinës dhe Pejës, deri në kufi me Shqipërinë.

Komentet e tij vijnë pasi në takimin e kësaj jave në Bruksel, mes të kryeminstrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Ivica Daçiç dhe kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, u tha se është arritur pajtim, për krijimin e një grupi punues, që do të përgatiste studimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Nish.

Ndërkaq, siç raportuan mediat nga Bashkimi Europian është kërkuar financimi i projektit.

“Kreu i qeverisë, Ivica Daçiç është njeri shumë praktik dhe e di programin e zhvillimit të trafikut të Serbisë”, ka thënë Mërkonjiç për mediat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)