Serbia shfaq interes për portet e Shqipërisë

Beograd, 21 shkurt - Qeveria e Serbisë i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të financojë ndërtimin e rrugës që do ta lidhë atë me Kosovën dhe Shqipërisë si dhe për ndërtimin e hekurudhës që e lidh me Malin e Zi që do të shtrihet deri në Tiranë.
Këto lidhje do ti mundësojnë Serbisë që të ketë akses me portet e Shqipërisë.
Serbia, muajt e fundit ka shfaqur interes të madh për të pasur qasje në portet e Shqipërisë në detin Adriatik.
Për këtë qëllim ajo ka ngritur grup pune për të arritur marrëveshje me qeverinë e Shqiptarisë dhe atë të Kosovës.