24 Dhjetor 2024

Serbia pajtohet që Kosova të ketë kodin e saj telefonik

Manchester, 18 maj - Serbia pajtohet që Kosova të ketë kodin e saj telefonik i cili mund të jetë 383 ose 384.

Në një intervistë për Express, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pas takimit të fundit mbi dialogun teknik pohoi se marrëveshja finale për telekomin dhe energjetikën mund të arrihet në nivel kryeministrash.

“Përparimi kryesor është se Serbia është pajtuar që Kosova ta ketë kodin telefonik shtetëror të sajin. Kur them është pajtuar, do të thotë se është pajtuar që t\'i heqë pengesat që ia ka krijuar Kosovës deri më tash, çka hap rrugë që ITU t’ia ndajë Kosovës Kodin shtetëror që i ka takuar edhe kur ka qenë njësi federale e Jugosllavisë, pra presim që kodi 383 ose 384 t’i aludohet Kosovës ”, tha Tahiri për Express.

Ajo po ashtu tha se takimi i sotëm ka qenë i gjatë dhe i vështirë por se janë arritur përparime edhe te çështjet që kanë të bëjnë me energjinë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)