23 Dhjetor 2024

Serbia merr 800 milion dollar kredi nga Rusia

Moskë, 12 janar – Ministrat e financave të Serbisë dhe Rusisë Mllagjan Dinkiq dhe Anton Siluanov kanë nënshkruar në Moskë kontratën për kredinë eksportues prej 800 milion dollar për nevojat e Hekurudhave të Serbisë.

Kontrata për lejimin e kredisë eksportuese për financimin e infrastrukturës hekurudhore në Serbi parasheh që mjetet të shfrytëzohen për ndërtimin dhe elektrifikimin e 16 kilometrave të binarëve të dyta hekurudhore Beograd -Pancevë dhe ndërtimi i hekurudhës së elektrifikuar Valjevë-Lloznicë, në gjatësi 68 kilometra.

Me atë kredi do të financohet dhe rehabilitohen gjashtë pjesë të hekurudhave përgjatë Korridorit 10 në gjatësi 111 kilometra.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Dinkiq tha s e marrëveshja ‘është shumë me rëndësi’’ për zhvillimin e infrastrukturës në Serbi, meqë do të rikonstruohet hekurudha në drejtimet më të rëndësishme ndërkombëtare.

”Kjo është kredia më e madhe që është lejuar ndonjëherë për hekurudhat e Serbisë nga ndonjë kreditor ndërkombëtar dhe do të do të thotë me të vërtet shumë për hekurudhat tona”, tha Dinkiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)