23 Dhjetor 2024

Serbia kërcënon blerësin e PTK-së

Prishtinë, 3 tetor - "Republika e Serbisë do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e veta legjitime pronësore, duke iniciuar procedura pranë gjykatave relevante në vendin e regjistrimit ose selisë së kompanisë, si dhe pranë të gjitha organeve ndërkombëtare kundër të gjitha etniteteve, që mëtojnë të shkelin të drejtat legjitime pronësore dhe interesat pronësorë të saj", thuhet në letrën e shefit të Zyrës së Serbisë për Kosovën

Privatizimi i PTK-së po has në kundërshtime jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë saj, ndonëse për arsye të ndryshme.

Debati i sotëm për privatizimin, i iniciuar nga lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Kuvend, pritet të sfidojë seriozisht ligjvënësit kosovarë, para se ata të përcaktohen për formimin e një liste me rekomandime për fatin e mëtejshëm të këtij procesi.

Sindikatat, ekspertë ekonomie dhe opozita kërkojnë rishikimin e privatizimit, pasi në këtë moment, sipas tyre, vendi mund të humbasë. Ata akuzojnë Qeverinë për mungesë transparence.

Herën e kaluar procesi dështoi pas dyshimeve për korrupsion, ndërsa ofertues seriozë u tërhoqën nga gara.

Ndërkohë, Serbia nuk po rri duarkryq, por ka adresuar te investitorët e interesuar për PTK-në një kërkesë zyrtare, ku shpreh pretendimet e saj pronësore mbi Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Kjo çështje është ngritur nga Aleksandër Vulin në një dokument nga Zyra për Kosovë dhe Metohi 261 Nr. Ref: 023-01-08-2/12-01 Data: 14 shtator 2012, Beograd. 


/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)