24 Dhjetor 2024

Serbia do të kërkojë licencë për operator telefonik në Kosovë

Beograd, 27 maj - Të enjten dhe të premten në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet teknike midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa temë qendrore do të jenë çështjet që lidhen me telekomunikacionin.

Zyrtarë serbë kanë thënë për media se pritet që gjatë këtyre ditëve të harmonizohen qëndrimet dhe të arrihet pajtimi për tekstin përfundimtar të marrëveshjes për telekomunikacionin.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajiq ka pranuar se do të lejohet që Kosova të kërkojë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit një kod telefonik, i cili sipas tij do të ishte i përkohshëm deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, siç është shprehur ai.

Si kundërvlerë, ai ka deklaruar se Serbia do të kërkojë licencë për një operator serb të telefonisë mobile dhe fikse për gjithë territorin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Lajiq ka deklaruar se këto propozime janë të dobishme për të dyja palët, veçanërisht për sa i përket aspektit të zhvillimit ekonomik, ndërsa ka shtuar se pret që kjo marrëveshje të arrihet me 31 maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)