Serbia do të bëhet kampione për nga autostradat në Ballkan
Beograd, 1 gusht - Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi, se pas përfundimit të ndërtimit të Korridorit Transevropian nr. 11 Serbia do të bëhet vendi me më shumë autostrada në Ballkan. Gjatë dy vjetëve të ardhshëm duhet të ndërtohen 300 km magjistrale, tha Kryeministri serb.
Aktualisht po zhvillohen bisedime edhe për projekte të tjera me pjesëmarrjen eventuale të investitorëve kinezë dhe azerbajxhanasë.