Separatistët pro-rusë dorëzojnë kutitë e zeza
Krime, 22 korrik - Separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës i kanë dorëzuar kutitë e zeza të avionit Boeing 777 ekspertëve malajzianë. Dorëzimi është bërë në qytetin e Donetsk-ut nga një udhëheqës i lartë i rebelëve.
Ky veprim i separatistëve erdhi vetëm pak orë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi unanimisht që të lejoheshin ndërkombëtarët të kryenin hetime në vendin e rënies së avionit.
Ekspertët thonë se me anë të të dhënave të ruajtura në kutitë e zeza do të zbulohet koha e saktë e incidentit si edhe pozicioni i avionit. Ata shtuan gjithashtu se kutitë janë të pajisura edhe me regjistrues audio, nga ku mund të dilet në përfundimin për shkakun e rrëzimit të avionit.
Më herët pro-rusët lejuan transportin e trupave të 282 pasagjerëve. Gjatë së martës ekspertët holandez dhe ata malajzjanë do të udhëtojnë me tren në qytetin e Kharkiv-it.
Avioni Boeing 777 me 298 persona në bord u rrëzua më 17 korrik në lindje të Ukrainës. Shtetet perëndimore thonë se ka prova se fluturimi MH17 është goditur nga një raketë ruse, e cila është qëlluar nga separatistët.