23 Dhjetor 2024

Seksioni 4-B i autostradës pritet të përurohet javën e ardhshme

Prishtinë, 7 korrik - Gjatë javës së ardhshme pritet të përurohet seksioni 4-B, nga Malisheva në drejtim të Duhlës, në autostradën Vërmicë – Merdarë, konfirmuan për Radio Kosovën përfaqësuesit e kompanisë, “Bechtel-Enka”. Sipas tyre, ndërkohë, punimet janë duke vazhduar me ritëm të shtuar në seksionin e pestë të autostradës, në gjatësi 18 kilometra.

Punët në seksionin e pestë të autostradës “Ibrahin Rugova”, nga Malisheva në drejtim të Duhlës po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Zëdhënësja e “Bechtel-Enkës”, Ela Ruci, i tha Radio Kosovës se temperaturat e larta, kanë bërë që rreth 3 mijë punëtorë së bashku me 2 mijë e 300 makineritë e ndryshme të vënë në funksion seksionin 4B të rrugës së kombit që pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Ajo nuk dha ndonjë datë të saktë të përurimit pasi siç edhe tha mbrapa projektit qëndron Qeveria e Kosovës. ”Nuk kemi datë por punimet do të përfundojnë javën e ardhshme“. thkesoi Ruci.

Bazuar në dinamikën e punëve, Ruci tha se i gjithë projekti parashihet të përfundojë 7 muaj para afatit të paraparë kohorë në kontratë.

Zëdhënësja e “Bechtel-Enka”, lavdëroi edhe bashkëpunimin me institucinet e Kosovës, por edhe banorët e lokaliteteve nëpër të cilat po kalon autostrada Vërmicë- Merdarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)