22 Dhjetor 2024

Sejdiu: LDK kërkon që privatizimit i PTK të jetë transparent

Prishtinë, 20 tetor - “Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës së djathtë, në konceptet e saj themelore për ekonominë ka pasur dhe do të ketë angazhmin për një ekonomi të shëndoshë të tregut të lirë”, tha Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë në Departamentin Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Në këtë frymë, LDK-ja ka insistuar gjithmonë që procesi i privatizimit në vend të jetë plotësisht transparent, t’u përmbahet normave të ekonomisë së tregut të lirë dhe ligjeve në fuqi dhe korrekt”, vijoi Kryetari Sejdiu, i cili i siguroi anëtarët e delegacionit të FMN-së se LDK-ja, edhe në të ardhmen, do të jetë parntere e fuqishme e zhvillime pozitive në Republikën e Kosovës.

Në kontekst, ai ripërsëritit qëndrimin se LDK-ja është për privatizimin e PTK-së, si një aset i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin e vendit, por këmbëngul që ky proces të kryhet mirë dhe me kujdes.
 
Në këtë takim, në të cilin ishin të pranishëm edhe z. Jurgen Odenius, shef i Misionit të FMN-së në Kosovë, si dhe z. Jose Sulemane, përfaqësues i FMN-së për Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)