23 Dhjetor 2024

Sejdi Hoxha, zgjidhet kryeshef i Postës së Kosovës

Prishtinë, 19 tetor - Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur më sot mbi bazën e të gjitha vendimeve, që nga vendimi mbi shpalljen e Konkursit Publik,  unanimisht ka vendosur që për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës të zgjedh Sejdi Hoxha.

Posta e Kosovës, nëpër mjet një komunikate ka njoftuar se kjo përzgjedhje është bërë si rezultat i konkursit publik të shpallur si dhe një procesi shumë transparent të udhëhequr nga Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës  Sh.A  dhe në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme mbi Ndërmarrjet Publike  si dhe konform Statutit të Postës së Kosovës.

 

\"Fillimisht Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A. ka përzgjedhur pesë (5) kandidatë në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv është Sejdi Hoxha\", ka njoftuar PK..
 
Sejdi Hoxha, ka magjistruar në fushën e  Komunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vijon studimet e doktoraturës në këtë Universitet. Ka një  përvojë pune në menaxhment të lartë konform kritereve të konkursit publik.


Bordi i Drejtorëve të Postës së Kosovës  Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij Kryeshefit të ri Ekzekutiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)