29 Dhjetor 2024

Së shpejti lëshohet në qarkullim linja e autobusit Aeroport-Prishtinë

Prishtinë, 4 janar - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për shumë vite ka qenë ndoshta aeroporti i vetëm në botë pa transport publik.

Mirëpo, nga vitit 2017 qytetarët do të mund të zgjedhin si alternativë të taksive, edhe transportin publik me autobusë.

Shumica e aeroporteve nëpër botë për qytetarë kanë  siguruar linja të transportit me autobusë, metro, apo tren, që operojnë me çmime të ulëta në krahasim me linjat e taksive. Por një gjë e tillë nuk ka ekzistuar në Prishtinë. Në kohën kur mund të gjenden çmime të biletave të aeroplanit edhe me nga 30 euro, qytetarët janë detyruar që për t’u transferuar nga Prishtina për në aeroport me taksi, të shpenzojnë sa gjysma e çmimit të kësaj bilete. Por shumë shpejt do të fillojë të operojë një linjë e transportit me autobusë, ka konfirmuar ministri i transportit Lutfi Zharku.

“Ne  e kemi shpallë linjën, e kemi autorizua një kompani, linjën e ka fitua një kompani dhe unë pres shumë shpejt, sepse iu kemi drejtua aeroportit me kërkesë për nënshkrimin e një memorandum të mirëkuptimit me të cilin rregullohen obligimet e palëve, në rastin konkret obligimet e aeroportit dhe tonat si ministri që i marrim dhe që i përcjellim tek operatorët e ndryshëm, por që jam i bindur që së shpejti do të fillojmë me atë linjë”, ka theksuar Zharku.

Firma Berveniku e cila do të operojë në linjën Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës do të niset 20 herë në ditë, nga Stacioni I Autobusëve i Prishtinës. Pra do të operojë afërsisht çdo gjysmë ore.

Ministri Zharku tha se iu ka mbetur vetëm të nënshkruajnë edhe memorandumin e Mirëkuptimit me drejtuesit e Aeroportit.

“Jemi bashkë duke punuar për të bërë një marrëveshje me aeroportin për sigurimin e vendit të ndaljes dhe natyrisht me të cilin do të rregullohen edhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në aeroport, me qëndrimin e udhëtarëve etj.”

Zharku potencoi edhe projektin e kahershëm, të cilin e quajti  prioritar të lidhjes së aeroportit me linjë hekurudhore, por që nuk dha ndonjë datë se kur mund të përfundojë, për shkak se momentalisht janë duke punuar në projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10, që është Hani I Elezit-Leshak. Poashtu kanë paraparë edhe rehabilitimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Podujeve si dhe rehabilitimin e linjës që aktualisht është në funksion, Prishtinë-Pejë.

 

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)