26 Dhjetor 2024

Sardi fton ministrin Lekaj në panairin e sektorit të hekurudhave në Itali

Prishtinë, 28 shtator - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë këtij ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin Sardi për vizitën e tij, në Ministrinë e Infrastrukturës.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në realizimin e projekteve të cilat do të shkonin në të mirë të Kosovës.

Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin Piero Cristoforo Sardi me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në projektet e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë por edhe të projekteve të tjera të shumta të infrastrukturës rrugore.

Ministri Lekaj foli edhe rreth zhvillimit të transportit hekurudhor si dhe zhvillimet dhe në transportin ajror. Ministri tha se Qeveria e tanishme dhe ministria e Infrastrukturës do të punojnë në të mirën e qytetarëve të vendit duke kryer projekte me kohë si dhe duke kërkuar vazhdimisht llogari për tu përfunduar projektet më kohë.

Ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin Sardi për ndihmën që ka ofruar Italia deri më tani në të gjitha fushat e veçanërisht në investimet e realizuar në Aeroportin e Gjakovës. Me këtë rast ministri tha se do të angazhohet që të gjendet modaliteti i duhur për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij aeroporti pasi që është si aeroport ndihmës i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndërsa, ambasadori italian Sardi e përgëzoi ministrin Lekaj për përzgjedhjen e tij si ministër në njërën nga ministritë e cila ka një ndikim të madh si tek qytetarët e Kosovës po ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Në këtë takim u bisedua edhe për përcaktimin e projekteve prioritare që kanë rëndësi për Kosovën dhe që hyjnë në kuadër të projekteve të Ballkanit Përendimor.

Amasadori i ftoi përfaqësueiit e vendit tonë që të marrin pjesë në një panair i cili do të mbahet për sektorin e hekurudhave dhe i cili do të ishte i mirëseardhur për ekspertët kosovar të kësaj lëmie.

Ambasadori inkurajoi ministrin Lekaj, që në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës të punohet më shumë në realizimin e projekteve të cilat Kosovën e përafrojnë me Bashkimin Evropian. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)