26 Dhjetor 2024

Rusia planifikon blerjen e trenave nga Siemens

Moskë, 17 gusht - Rusia është duke planifikuar blerjen e trenave shtesë nga kompania Siemens, pavarësisht skandalit të fundit, në të cilin Moska ka nisur për në Krime, katër turbine të kompanisë gjermane, duke vepruar në kundërshtim me sanksionet evropiane, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.

Siemens ka thënë gjatë muajit të kaluar se është duke rishikuar marrëveshjen me Rusinë pasi ka zbuluar se turbinat për prodhimin e energjisë, të krijuara për përdorim në jug të Rusisë, janë dërguar në Krime, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Më këtë hap, Moska është sanksionuar për aneksim të paligjshëm të Krimesë më 2014. Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar atje pa njohurinë e kompanisë. Pas këtij skandali, BE-ja i ka rritur sanksione ndaj Moskës.

“Kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tonë”, ka thënë nënpresidenti i hekurdhave ruse, Aleksandr Misharin, duke shtuar se kompania planifikon blerjen e trenave të shpejtë, Sapsan nga Siemens.

Zëdhënësi i kompanisë Siemems, nuk ka pranuar të deklarohet.

Hekurudhat ruse kanë blerë trena nga kjo kompani për dekada, derisa tani do të pranojnë edhe 13 trena të tjerë, në bazë të një marreveshje të nënshkruar më herët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)