Rusia lëshon eko raketën, synohet të arrijë 35.000 kilometra
Moskë, 24 dhjetor - Agjencia hapësinore ruse ka lëshuar raketën më të re ultra të rëndë Angara e cila konsiderohet si një nga anijet e para të mjedisit.Qëllimi i fluturimit ishte të arrijë 35.000 kilometra sëbashku me ngarkesën.
Presidenti rus ka ndjekur nisjen nëpërmjet një lidhjeje video, dhe pastaj deklaroi para organizatorëve.
Keni demonstruar aftësinë për të përfunduar detyrën e cila është para jush. Suksesi juaj tregon se Rusia është një nga vendet që janë njohur si udhëheqëse në eksplorimin e hapësirës, tha Putin.
Rëndësia e këtij misioni qëndron në faktin se asnjë raketë e madhe nuk ka arritur ndonjëherë orbitën gjeostacionare e cila gjendet në 35.000 kilometra mbi ekuator. Angara atje do të lënë ngarkesën dy tonëshe, dhe rrugën do të kalojë nëpërmjet motorin eko që përdor vajguri dhe oksigjen.