Rumunët ndërtuan një urë prej mbeturinash
Timishoara, 2 gusht - Banorët e qytetit rumun Timishoara ndërtuan një urë prej dhjetëra mijëra shishesh prej plastmase si shenjë proteste kundër ndotjes së mjedisit me këtë lloj mbeturinash. Platforma kolorite me gjatësi 23 metra është bërë prej 157 mijë shishesh prej plastmase dhe sipas iniciatorit të projektit përbën konstruksionin më të madh të këtij lloji në botë.
Shishet e përdorura për ndërtimin e urës, janë grumbulluar në kuadrin e dy muajve. Pajisja prej plastmase do të mbetet një muaj, dhe gjatë kësaj periudhe vendi do të përdoret për zhvillimin e koncerteve.