RTK shkel ligjin për prokurimin publik
Kryetari i SPRTK-së, Fadil B . Hoxha ka thënë së në bazë të dëshmive të SPRTK-së, mbjellja e pishave është bërë para se të përfundonin procedurat e tenderimit, më saktësisht më datë 3 dhjetor 2014.
Dëshmi 1. linku i mëposhtëm
http://kallxo.com/punetore-te-rtk-se-ankohen-ne-komune-per-murin-e-gjalle/
Ndërkohë, procedurat e tenderimit për këtë çështje, kishin përfunduar tri javë më vonë, më 24 dhjetor 2014.
Dëshmi 2. dokumenti i mëposhtëm.
https://krpp.rks-gov.net/Default.aspx?PID=Notices&LID=1&PCID=-1&CtlID=ViewNotices&ID=94678
Për të njëjtin tender, ditë më parë, Sindikata e Pavarur e RTK-së, ka njoftuar se menaxhmenti i RTK-së i ka paguar pishat me kosto të lartë, të pakrahasueshme me vlerat reale të tregut.
Hoxha ka theksuar se SPRTK, kërkon nga Prokuroria që të merret me hetimin e këtij tenderi, në vlerë mbi 6 mijë euro dhe shpenzimit të parasë publike në RTK.
\"Rikujtojmë se anëtari i Bordit të RTK-së, Hisen Berisha, para disa muajsh publikoi një dokument, prej 26 faqesh me parregullësi të shumta në RTK.\"
\"Në këtë dokument, z.Berisha ndër të tjera deklaroi RTK është shndërruar në vend të manipulimit me paranë publike, keqmenxhimit, konfliktit të interesit, tejkalimeve të qëllimshme buxhetore, punësimeve pa kritere, mospërfillje të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, refuzim të bashkëpunimit me auditorë të brendshëm, etj., ka thënë Hoxha.