06 Janar 2025

RTK me 1000 punëtor blen lajme nga Kosovapress për 104 mijë euro

Prishtinë, 16 mars - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka reaguar ashper ndaj menaxhmentit të RTK-së ku me 4 mars ka lidhur kontratë me kompaninë \"Kosovapress\" në vlerë prej 104 mijë euro, më qëllim të shfrytëzimi të lajmeve dhe materlialeve të ndryshme nga kjo kompani.

Një veprim i tillë sipas Sindikatës është i papranueshëm për faktin se RTK ka rreth njëmijë të punësuar dhe kapcitetet profesinale e teknike të mjaftueshme për nevojat e saj programore.
 
\"Aprovimin per Shfrytezimi i lajmeve dhe materialeve te ndryshme nga Kosova Press per nevojat programore te RTK-ja e ka dhene me gjeresisht ne mbledhjen e mbajtur dhe vendimin e bashkangjitur ne kete lende. Per detale te tjera munde te ju referoheni procesverbalit, vendimit dhe kontrates e cila ne menyre shume te qarte definon obligimet e paleve.  Vlera e parashikuar e kontratës: 104.400.00€.\"
 
Gjithashtu sipas Sindikatës blerja e programeve të lajmeve përjashtojet si mundësi në Ligjin për RTK-në

\"RTK duhet të sigurojë së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të programit të RTK-së, por jo më shumë se njëzet përqind (20%), nga producentët e pavarur vendor, në transmetimet radiotelevizive, duke përfshirë obligimet sipas nenit 9 të këtij ligji por duke mos i përfshirë këtu programet e lajmeve.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)