RTK konsolidohet në një transmetues të raportimit të drejtë
Prishtinë, 16 dhjetor - Në njëvjetorin e konstitutimit, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka konstatuar se transmetuesi publik, megjithë sfidat e panumërta, ka hyrë në rrugë të drejtë të mirefunksionimit si institucion publik.
Njëherësh, gjatë kesaj kohe RTK-ja është konsoliduar në një transmetues të raportimit të drejtë, të paanshem e objektiv, perkatesisht në një transmetues në shërbim të publikut.
Gjatë kësaj periudhe njëvjeçare Bordi i RTK-së ka marrë vendime të shumta të cilat kanë përmirësuar funksionimin e punës në RTK.
Me këtë rast, Bordi i RTK-së dëshiron të sigurojë qytetarët e Republikës së Kosovës se angazhimi për ta shndërruar RTK-në në pikë referuese për informim do të vazhdojë.
Bordi nëpërmjet kësaj komunikate kërkon edhe njëherë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës si themelues i transmetuesit publik që t’i marrë parasysh kërkesat e RTK-së për ta bërë ndarjen e posaçme buxhetore në mënyrë që misioni i ideuar në dhjetor të vitit të kaluar, kur është votuar përbërja aktuale e bordit, të përfundojë me sukses.