RTK-ja kalon në VALA
Prishtinë, 27 korrik - Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, dhe ai i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala, kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës punëtorët e RTK-së tash e tutje do të komunikojnë me VALA.
Në vazhdën e kthimeve masive të institucioneve, bizneseve dhe kompanive të ndryshme, sot nënshkrova marrëveshjen për shërbimet telefonike së bashku me drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, për dy vitet e ardhshme. Tash e tutje, të gjithë punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës do ti bashkohen rrethit më të madh të operatorit numër një në vend, të telefonisë mobile VALA. Kjo marrëveshje padyshim nuk do të jetë e vetmja në mes nesh, dy institucioneve publike, por pa dyshim është pikënisje e fillimit të një bashkëpunimi edhe më të fuqishëm strategjik, ka shkruar Mustafa në profilin e vet zyrtar në Facebook.