Rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane janë të kalueshme
Në disa rrugë ka prezencë të borës dhe akullit, prandaj duhet pasur kujdes më të shtuar gjatë ngasjes së automjetit, sidomos në orët e vona dhe në orët e hershme të mëngjesit.
Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore, konkretisht rruga Pejë-Kullë ku kalohet me pajisje dimërore, por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme.
Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, tu përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimrore në pajtim me ligjin mbi komunikacionin rrugor.