21 Prill 2025

Rrugët në tërë vendin vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim

Prishtinë, 10 janar - Bazuar në të dhënat e mbledhura nga ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës (MI) në terren, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në vend vazhdojnë të jenë lehtësisht të qarkullueshme.

MI ka njoftuar se menaxherët rajonalë me ekipet tyre dhe kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës po vazhdojnë punën në largimin e çdo pengese, për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit.

Po ashtu, ekipet e MI-së kanë vazhduar t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për të bërë largimin e borës dhe akullit nga disa zona të thella malore.

Njëkohësisht Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimit dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim, si dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)