Rrugët në gjithë territorin e komunës së Rahovecit janë te kalueshme
Rahovec, 1 prill - Bora e cila ka rënë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur problem për qarkullimin e qytetarëve, pasi që kompanitë e kontraktuara nga ana e komunës kanë bërë pastrimin me kohë të borës nga rrugët.
"Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të cilat ende po vazhdojnë nuk kanë paraqitur asnjë vështirësi në qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve."
"Kompanitë e kontraktuara nga komuna e Rahovecit prej orëve të hershme të mëngjesit janë në terren dhe vazhdimisht po kujdesen që të mos kemi vështirësi në lëvizje në asnjë vendbanim të komunës sonë."
"Kryesorja nga të gjitha është siguria juaj në rrugë, andaj kujdes të shtuar dhe përshtatuni me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit”, ka thënë drejtori Përboqi