21 Prill 2025

Rrugët nacionale dhe rajonale, të qarkullueshme

Prishtinë, 7 janar -  Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se edhe pas reshjeve të shumta të borës në ditët e fundit, gjendja e rrugëve në vendin tonë është përmirësuar dukshëm.

MI ka theksuar se të gjithë menaxherët regjional me ekipet tyre janë duke punuar pandërprerë në teren. Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës janë duke punuar pandërprerë në pastrimin e rrugëve nga bora.

Ministri Zharku me bashkëpunëtorë, gjatë ditës së sotme, ka inspektuar rrugët Prishtinë, Mitrovicë, Skënderaj, Drenas, Pejë, Deqan, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.

Po ashtu, ministri Zharku ka qenë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët ka biseduar për gjendjen e rrugëve në vend, duke iu ofruar ndihmë shtesë.

Në disa komuna të Kosovës ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar ekipet lokale në përmirësimin e disa rrugëve për qarkullim.

Tani të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Po ashtu, rrugët rajonale janë të qarkullueshme duke përjashtuar rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila do të hapet nesër dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, e cila nuk po mund të hapet për shkak se është bllokuar nga disa automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen në mënyrë që sa më shpejtë të zhbllokohet kjo rrugë.

Rrugët rajonale Mitrovicë – Bajgorë dhe Kamenicë – Tugjevc janë hapur sot.

Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të paisen me paisjet e nevojshme dimërore për qarkullim duke i respektuar rregullat e komunikacionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)