26 Dhjetor 2024

Rruga R7 në Veternik do të do të lëshohet në qarkullim në dhjetor

Prishtinë, 16 tetor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në rrugën  R7, që lidhet me rrugën nacionale M2 në Veternik afër Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Lekaj u informua nga drejtuesit e kompanisë “Bechtel&Enka”, e cila është e angazhuar për rregullimin e asaj pjesë të rrugës lidhur me problemet e shfaqura, me masat që po ndërmerren dhe me afatet e kryerjes së punimeve.

Me këtë rast, ministri Lekaj tha se “Ne sot kemi dalur në vizitë të rrugës, meqë ka pasur vështirësi në përfundimin e këtij projekti, por kompania “Bechtel & Enka” i ka marre obligimet e veta që u takojnë  për mirëmbajtje për dy vite dhe kjo që po e shihni sot është faze e përfundimit të punimeve."

"Sipas informative që më dhanë, ky segment rrugor do të përfundojë në dhjetor dhe do të lëshohet në qarkullim, gjë që do të mundësojë një qasje më të lirë për udhëtarët dhe trasnportuesit e mallrave. Sot kompanisë iu falenderova për përkushtimin dhe seriozitetin që kanë treguar dhe i luta që punët të përfundojnë në këtë vit”.

Pas kësaj, ministri Pal Lekaj u përgjigje edhe në disa pyetje të përfaqësuesve të mediave.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)