Rruga Prishtinë - Mitrovicë është stërzgjatur
Prishtinë, 29 shtator - Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, me ç’rast u njoftua për së afërmi me arsyet e ndërprerjes së punimeve.
Në fjalën e rastit ministri Lekaj, duke folur për ecurinë e punëve në këtë segment, që janë përcjellur me problem të caktuara, tha është zotuar se do të kërkojmë nga kompanitë që te jenë serioze në kryerjen e obligimeve, për çka janë zotuar dhe kanë nënshkruar kontratat", ka theksuar ministri Lekaj.
Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, sipas tij është stërzgjatur dhe se njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite.
"Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike ,fondi për zhvillim ndërkomkombëtar, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite."
"Në këtë drejtim ne kemi biseduar me ambasadorin Rexhep Boja, i cili më është zotuar se do të merret me këtë çështje dhe më ka thënë që projekti është miratuar dhe se janë ndarë fondet dhe se, perveç kësaj, është ndarë një fond shtesë për këtë projekt. Ka mbetur vetëm që nga ana e Ministrisë ta konfirmojmë se ne do zotohemi që do t’i kryejmë obligimet tona", ka deklaruar ministri Lekaj.