Rruga magjistrale në Bajgore mbetet e bllokuar nga bora
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, tha se rruga magjistrale në fshatin Bajgore, që është në përgjegjësi të Ministrisë së Transportit, ende mbetet e bllokuar, si pasojë e grumbullimit të borës nga era që po fryn, ndërkohë që punëtorët e kompanisë, janë në vazhdimësi duke bërë përpjekje për zhbllokimin saj.
Mund të them se fshatrat tjera të Shalës janë të lira për qarkullim, edhe përkundër të reshurave të mëdha të borës, mirëpo rruga magjistrale në fshatin Bajgore është e bllokuar dhe jemi duke bërë përpjekje për të zhbllokuar atë, theksoj Dragaj.
Sipas tij, në rajonin e Shalës së Bajgores, për mirëmbajtjen e rrugëve që nga mëngjesi janë angazhuar katër ekipe me gjithsej 20 automjete që janë në dispozicion, duke bërë kështu të munduar që rrugët lokale të jenë të qarkullueshme në të gjitha fshatrat.