Rruga Gërlicë - Shterpcë - Brezovicë mbyllet sot dhe nesër shkaku i punimeve
Prishtinë, 17 maj - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se është duke vazhduar punimet në projektin ‘’Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme - Shterpcë-Brezovicë lot 1 ‘’, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme.
Ky segment rrugor është i pa qarkullueshëm për pjesmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra.
Punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor:
E hënë ( 17 maj 2021), nga ora 14°°-20°°
E martë (18 maj 2021) nga ora 08°°-20°°.